City bën ‘ligjin’ në derbin e Manchesterit, United dorëzohet në ‘Old Trafford’

City bën ‘ligjin’ në derbin e Manchesterit, United dorëzohet në ‘Old Trafford’

18:32, 29/10/2023

Manchester City mposht United në “Old Trafford” me rezultatin e pastër 3-0, duke konfirmuar në derbi diferencën e madhe që ekziston mes dy skuadrave në këto momente.

Erling Haaland ishte heroi i skuadrës së Pep Guardiolës me dy gola dhe një asist për festën e Phil Foden, i cili vulosi suksesin me “tris” të Citizens.

Onana ishte më i miri për vendasit, teksa me pritjet e tij evitoi një humbje më të thellë.

City ndan vendin e dytë me Arsenalin me nga 24 pikë, dy më pak se Tottenhami kryesues.

Ndërkohë, skuadra e Erik ten Hag regjistroi humbjen e pestë në dhjetë javët e para në Premier League, duke mbetur në vendin e tetë me 15 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco