VIDEO/ Momenti kur Lukaku futet në fushë, shihni si e presin ‘tradhtarin’ tifozët e Interit

VIDEO/ Momenti kur Lukaku futet në fushë, shihni si e presin ‘tradhtarin’ tifozët e Interit

18:01, 29/10/2023

Një nga ndeshjet më interesante të javës së 10-të në Serie A do të zhvillohet sonte në “San Siro”, ku Interi pret Romën.

Te miqtë luan ish-sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, i cili nuk pritur aspak mirë nga tifozët e “zikaltër”.

Sulmuesi belg u prit me rreth 40 mijë fishkëllima sonte, pasi hyri para ndeshjes për të bërë përgatitjet e fundit.

“Ultrasit” e Interit paralajmëruan se nuk do ti shpërndanin bilbilat për sonte, por e kanë bërë gjithsesi, me planin për t’ia “bërë jetën ferr Lukakut në fushë” me zhurma shurdhuese në çdo prekje të tij.

Disa prej tyre u konfiskuan, por jo të gjitha, dhe tingulli ishte ende jashtëzakonisht i lartë sapo 30-vjeçari vuri këmbën në fushë.

Lukaku reagoi fillimisht duke duartrokitur në mënyrë sarkastike të gjithë turmën, më pas u duk vërtet i argëtuar pas pak çastesh.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco