Bundesliga/ Spektakël pa fitues në Frankfurt, Brant shmang humbjen e Dortmundit

Bundesliga/ Spektakël pa fitues në Frankfurt, Brant shmang humbjen e Dortmundit

17:50, 29/10/2023

Borussia Dortmund nuk shkoi dot përtej barazimit 3-3 në transfertën ndaj Eintrachtit të Frankfurtit, duke mos arritur t’i përgjigjet Bayernit të Mynihut, i cili me triumfin e djeshëm është ngjitur përkohësisht në krye të renditjes.

Verdhezinjtë vuajtën jo pak në Frankfurt, aty ku Marmoush e nisi vrullshëm dhe shënoi dy herë brenda 24 minutave. Megjithatë për Dortmundin shënoi Sabitzer në shtesën e pjesës së parë, duke rihapur takimin.

Në pjesën e dytë Dortmundi barazoi fillimisht me Moukoko, por më pas ishin sërish vendasit që morën avantazhin, teksa rezultatin 3-3 e vulosi Brandt në minutën e 82-të, duke bërë që të dy skuadrat të ndajnë nga një pikë.

Pas javës së 9-të, Dortmundi mbetet në vendin e katërt me 21 pikë, dy më pak se Bayerni që kryeson renditjen e Bundesligës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco