Premier League/ Liverpooli mban hapin e kryesuesve

Premier League/ Liverpooli mban hapin e kryesuesve

17:32, 29/10/2023

Liverpooli ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë, duke mbajtur hapin kështu me skuadrat që po luftojnë për kreun e tabelës.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi sot ndaj Nottingham Forest, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë.

Ndeshja e zhvilluar në “Anfield” përfundoi me rezultatin 3-0.

Diogo Jota (31′), Darwin Nunez (35′) dhe Mohamed Salah (77′) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 23 pikë dhe momentalisht është i treti në tabelë.

Renditja mund të ndryshojë varësisht nga rezultati përfundimtar i derbit mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt.

Nottingham Forest ndodhet në vendin e 16-të me dhjetë pikë të grumbulluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco