Merr fund ankthi/ Shpëtohet babai i futbollistit të Liverpoolit, vriten dy prej rrëmbyesve

Merr fund ankthi/ Shpëtohet babai i futbollistit të Liverpoolit, vriten dy prej rrëmbyesve

16:47, 29/10/2023

Orët e ankthit për sulmuesin e Liverpool, Luis Diaz, duket se kanë mbaruar.

Pikërisht pak më parë media kolumbiane kanë dhënë lajmin se edhe babai i futbollistit është shpëtuar pas një shkëmbimi të fortë zjarri mes rrëmbyesve dhe policisë.

Dy nga katër keqbërësit, të përfshirë në rrëmbim, kanë mbetur të vrarë. Kështu, frymëmarrje lehtësuese për Luis Diaz e familjen e tij.

Pasditen e të shtunës, prindërit e futbollistit u rrëmbyen në zonën e Barrancas, Guajira, një rajon në veri të Kolumbisë. Prindërit e lojtarit, Luis Manuel Díaz dhe Cilenis Marulanda, po udhëtonin me një furgon.

Ata po shkonin për në Los Olivos, lagjen ku ata jetojnë, kur u kapën nga persona të armatosur, me motorë.

Keqbërësit ndaluan mjetin ku ndodheshin prindërit e Diaz dhe i morën me forcë me vete.

Menjëherë nisi bashkëpunimi mes forcave ushtarake dhe policisë për zgjidhjen e rastit.

Sipas asaj që u mësua, edhe falë lajmeve që vinin nga Kolumbia, nëna e futbollistit ishte e para që u lirua.

Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bashkëshorti ishte ende në duart e banditëve. “Kam folur me nënën e Luis Diaz – deklaroi një burim policor për shtypin e Bogotas-. Ajo është e frikësuar, por është mirë. Ata i morën dhe i detyruan të zbrisnin nga makina, duke i çuan nëpër shtigje”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco