Lecce numëron pesë ndeshje pa fitore, Torino rikthehet te suksesi

Lecce numëron pesë ndeshje pa fitore, Torino rikthehet te suksesi

21:00, 28/10/2023

 

Lecce bie në shtëpi ndaj Torinos dhe vazhdon me ecurinë negative, ndërsa për të pestën ndeshje radhazi nuk njeh fitore në Serie A, teksa miqtë rikthehen te sukses pas pesë javëve.

Takimi i vlefshëm për javën e dhjetë të Serie A, u mbyll me rezultatin 0-1, në një ndeshje që rezultoi shumë e luftuar.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u realizua në minutën e 41’ nga Buongiorno, i cili u dha avantazhin dhe tri pikët miqve.

Lecce tentoi në disa raste që të gjente golin e barazimit, por ishte e pafat. Nuk munguan as tensionet në këtë sfidë, me trajnerin e Torinos, Juric i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90+6’.

Pas javës së dhjetë Lecce renditet në vend të 10-të me 13 pikë, teksa Torino ngjitet në vend të 13-të me 12 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco