Rikthehet dhuna/ Goditi arbitrin me grusht, arrestohet kapiteni

Rikthehet dhuna/ Goditi arbitrin me grusht, arrestohet kapiteni

18:52, 28/10/2023

 

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, me protagonist kapitenin e Shënkollit, i cili goditi arbitrin e ndeshjes ndaj Sopotit.

Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë shtetasit Bledar Pjetër Zefi, futbollist i ekipit të Shënkollit në Kategorinë e Dytë.

Sepse gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, Shënkolli dhe Sopoti, që u ndërpre 5 minuta nga fundi kur rezultati ishte 1-1, 31-vjeçari ka goditur me grusht arbitrin e ndeshjes Abdurrahman Kadria.

Lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë. Kadria po merr mjekim në Spitalin rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Policia raporton se u kryen veprimet proceduriale për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco