Milani i rekordeve negative, pesë ndeshje pa shënuar gol në Champions

Milani i rekordeve negative, pesë ndeshje pa shënuar gol në Champions

17:27, 26/10/2023

Milani është duke kaluar një periudhë të vështirë në garat evropiane.

Kuqezinjtë arritën deri në gjysmëfinale në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve, ndërsa në sezonin 2023-2024 ata synonin ta përsërisnin atë të kaluar.

Por, Milani nuk po bën atë që presin tifozët dhe drejtuesit e klubit.

Kuqezinjtë u mposhtën mbrëmë nga Paris Saint-Germaini me rezultatin 3-0 në stadiumin në Paris, duke përfunduar në vendin e fundit në grup.

Paraprakisht, ekipi i Stefano Piolit kishte barazuar pa gola, 0-0 në dy ndeshjet që i kishte luajtur, me Newcastle United në shtëpi dhe me Borussia Dortmundin në transfertë.

Kjo i bie që Milani nuk ka shënuar gol në tri ndeshjet e para të fazës së grupeve të këtij sezoni.

Por, jo vetëm kaq. Olivier Giroud me shokë nuk kishin realizuar gola as në dy ndeshjet gjysmëfinale në edicionin e kaluar me rivalin lokal dhe të përbetuar, Inter, nga i cili ishin eliminuar pas rezultatit të përgjithshëm prej 0-3.

Kjo nënkupton se Milani nuk e ka shënuar asnjë gol në pesë ndeshjet e fundit të Championsit.

Sipas statistikave, Milani bëhet ekipi i parë italian që e regjistron këtë shifër negative.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco