Real Madrid e Napoli dominojnë grupin A, Arsenal bind ndaj Sevilla-s

Real Madrid e Napoli dominojnë grupin A, Arsenal bind ndaj Sevilla-s

23:00, 24/10/2023

Galaktikët” e Real Madrid dhe “blutë” e Napoli vazhdojnë dominimin e tyre në grupin A, teksa kanë arritur të fitojnë respektivisht ndaj portugezëve të Braga dhe gjermanëve të Union Berlin, në transfertë, në përballjet e vlefshme për raundin e 3-të të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Në “Estadio Municipal de Braga”, golat e Rodrygo dhe Jude Bellingham, në minutat 16’ e 61’ të sfidës nxorrën totalisht të pavlefshëm golin e spanjollit, Alvaro Djalo, duke siguruar kështu një tjetër fitore, që i ngjit 14 herë fituesit e kompeticionit në “majën” e grupit A.

Në krahun tjetër, në “Olympiastadion”, “blutë” e Napoli arritën të fitonin me rezultatin minimal, 0 me 1, ndaj gjermanëve të Union Berlin, me golin e vetëm të sfidës që erdhi në minutën e 65’-të të saj, ku pas një kombini me dyshes, Kvaratskhelia-Raspadori, ky i fundit e dërgon topin në rrjetën e gjermanëve.

Falë këtyre rezultateve, Real Madrid vazhdon dominimin, duke u ngjitur tashmë në kuotën e 9 pikëve, 3 më shumë se Napoli i vendit të 2-të. Ndërkaq, në vendin e 3-të pozicionohen portugezët e Braga, ndërsa në vendin e fundit në grup mbesin gjermanët e Union Berlin.

Arsenal bind në transfertën e Sevilla-s, të cilën e fitoi me rezultatin 1-2 dhe aktualisht kryeson Grupin B të Champions League.

Ishte Martinelli ai i cili zhbllokoi këtë takim, me golin e realizuar në minutën e 45+4’, teksa Gabriel Jesus dyfishoi avantazhin e “The Gunners” në minutën e 53’.

Sevilla nga ana e saj gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 58’ me Gudelj, por në fund takimi u mbyll me rezultatin 1-2, me Arsenal që kryeson me gjashtë pikë Grupin B, ndërsa Sevilla renditet në vend të tretë me dy pikë.

Lens-PSV u ndanë me barazimin 1-1, për vendasit realizoi Wahi në minutën e 65’, teksa miqtë e gjetën golin me Bakayoko në minutën e 55’.

Pas kësaj ndeshje Lens renditet në vend të dytë të Grupit B me pesë pikë, teksa PSV në vend të fundit me dy pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco