Viziton 'Dardanët', Duka jep imazhin më të mirë të bashkimit të shqiptarëve

Viziton 'Dardanët', Duka jep imazhin më të mirë të bashkimit të shqiptarëve

22:16, 24/10/2023

 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka qenë sot në vizitë tek “Dardanët” duke dëshmuar edhe njëherë lidhjen e fortë që kanë futbolli shqiptar me atë të Kosovës.

Lajmin për vizitën e ka dhënë udhëheqësi i Dardanëve, Lulëzim Berisha.

“Zëvendëspresidenti i UEFA-s dhe njëherësh shefi i futbollit shqiptar, Armand Duka, na nderoi me vizitën e tij te fanclub-i i Dardanëve në shoqërinë e presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

Është vërtet kënaqësi të shohesh kur shqiptarët bëjnë progres kaq të madh në institucione ndërkombetare dhe kjo serish nuk i pengon të mbetën të përulur dhe në shërbim të përmirësimit të futbollit duke i harmonizuar veprimet me njëri-tjetrin. Kjo fotografi është imazhi më i mirë i një bashkimi modern mes shqiptarëve që angazhohen e punojnë për të mirën e përbashkët pavarësisht çfarë thonë gojët e liga”, ka shkruar Lulëzim Berisha në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco