Bayern nuk fal në transfertë, bavarezët mposhtin 'luanët' e Galatasaray

Bayern nuk fal në transfertë, bavarezët mposhtin 'luanët' e Galatasaray

20:59, 24/10/2023

Bayern Munich vazhdon me ecurinë pozitive dhe merr fitoren e tretë në fazën e grupeve të Champions League dhe atë e bën në transfertë ndaj Galatasaray-t, me klubin turk që pëson disfatën e parë

Goli i parë erdhi nga “ylli” francez i kampionëve gjerman, Kingsley Coman, i cili tundi në minutën e 8’ rrejtën e portierit Muslera, duke siguruar një avantazh të shpejtë, mirëpo në minutën e 30’, “bomberi” argjentinas, Mauro Icardi përfiton nga një 11-metërsh i akorduar nga arbitri për të vendosur baraspeshën para përfundimit të pjesës së parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, kampionët e Turqisë u hodhën sërish në sulm për të gjetur golin e avantazhit, mirëpo dy gola të shpejtë në minutat 73’ e 79’, Harry Kane e Jamal Musiala shkatërruan totalisht “ëndrrat” e “luanëve” vendas, duke i dhënë kështu një tjetër fitore “bavarezëve” të Champions League.

Falë këtij rezultati, Bayern vazhdon i qetë marshimin në vendin e parë të grupit A, teksa deri më tani ka shkuar në kuotën e 9 pikëve, ndërsa turqi e Galatasaray mbesin në vendin e 2-të të tabelës me 4 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco