Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Dritan Mehmeti rikthehet trajner te Dinamo

Dritan Mehmeti rikthehet trajner te Dinamo

15:01, 24/10/2023

Dritan Mehmeti është zyrtarisht trajner i Dinamo City. Vetë klubi ka njoftuar se do të jetë 43-vjeçari, i cili rikthehet për të katërtën herë tek 18 herë kampionët.

Mehmeti rikthehet pas vetëm 3 muajsh. Së bashku me Mehmetin pjesë e stafit do të jenë dhe Fatjon Tafaj, në rolin e zëvendëstrajnerit, Ilir Bozhiqi trajner i portierëve, ndërsa përgatitës atletik do të jetë italiani Corrado Saccone, i cili ka qenë pjesë e Partizanit.

Mehmeti ishte pjesë e Dinamo City-t deri para nisjes së sezonit dhe e njeh mirë skuadrën, pasi kishte kryer dhe fazën përgatitore.

Nëndetësja në 9 javët e para mori vetëm 7 pikë, duke u renditur në vendin e fundit të klasifikimit.

Mehmeti ka drejtuar në të shkuarën Dinamo Cityn në tetor 2012-janar 2013 si dhe korrik 2013-mars 2015.

43-vjeçari ka nisur përgatitjet me skuadrën për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës. Derbi me bardheblutë do të luhet në datën 28 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco