Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Statistikat e Inter-Salzburg/ Zikaltrit nuk kanë asnjë humbje në shtëpi ndaj austriakëve

Statistikat e Inter-Salzburg/ Zikaltrit nuk kanë asnjë humbje në shtëpi ndaj austriakëve

14:42, 24/10/2023

Përballja e vetme zyrtare e mëparshme mes Interit dhe Salzburgut u zhvillua në finalen e Kupës UEFA 1994.

Skuadra zikaltër i fitoi të dyja ndeshjet 1-0, duke e ngritur trofeun për herë të dytë në histori.

– Interi ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit ndaj skuadrave austriake duke numëruar të gjitha garat (1H), ndërsa nuk ka humbur asnjëherë në shtëpi ndaj skuadrave të këtij vendi (7F, 1B).

– Salzburgu nuk ka mundur kurrë një ekip italian në Ligën e Kampioneve (2B, 4H), duke humbur ndeshjen e fundit 4-0 kundër Milanit në “San Siro” në edicionin e fundit të kompeticionit.

– Interi ka mbetur i pamposhtur në secilën nga 6 ndeshjet e fundit në shtëpi të luajtura në Ligën e Kampioneve (5F, 1B), duke mbajtur portën e pastër në secilën prej 5 fitoreve të tyre. Hera e fundit që zikaltrit regjistruan një ecuri më të gjatë të pamposhtur në shtëpi në kompeticion daton në nëntor 2010 (10 ndeshje, 7 fitore, 3 barazime).

– Salzburgu fitoi ndeshjen e parë jashtë fushe të luajtur në këtë Ligë të Kampionëve, duke mposhtur Benfikën 2-0 në javën e parë. Skuadra austriake nuk ka fituar asnjëherë dy ndeshje radhazi jashtë vendit në kompeticion dhe ata kurrë nuk kanë fituar më shumë se një ndeshje jashtë shtëpisë në një edicion të vetëm të turneut.

– Interi nuk i ka fituar të dyja ndeshjet e para në shtëpi në një edicion të vetëm të Ligës së Kampionëve që nga viti 2010/11, kur ata arritën tri fitore në shtëpi në po aq ndeshje. Që nga viti 2021/22, vetëm Mançester Siti (12), Real Madridi (10) dhe Bajern Mynihu (9) kanë arritur më shumë suksese para tifozëve të tyre sesa zikaltrit (7) në kompeticion.

– Fitorja 1-0 ndaj Benfikës në xhiron e fundit ishte suksesi i 14-tëi Simone Inzagit si trajner në Ligën e Kampioneve (dy në pankinëne Lacios dhe 12 në krye të Interit). Me trajnerin aktual të Interit, numri i trajnerëve italianë me të paktën 14 fitore që nga gara(1992/93) rritet në nëntë, më shumë se çdo komb tjetër.

– Aleksa Terziç i Salzburgut ka krijuar katër raste për gol në këtëedicion të Ligës së Kampioneve, më shumë se çdo bashkëlojtar tjetër. Për më tepër, dy prej tyre erdhën pas vrapimit me topin në këmbë (të paktën pesë metra duke e çuar topin përpara), asnjë mbrojtës tjetër nuk ka më shumë në turneun aktual.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco