Botërori në Bullgari/ Shkëlqejnë parashutistët shqiptarë, ulje spektakolare e Xhonatan Islamit në çerekfinale

Botërori në Bullgari/ Shkëlqejnë parashutistët shqiptarë, ulje spektakolare e Xhonatan Islamit në çerekfinale

13:56, 24/10/2023

Parashutistët shqiptarë kanë shkëlqyer në Botërorin e Fluturimeve në Precizion, që po mbahet në Bullgari.

Fillimisht, Xhonatan Islami dhe parashutisti tjetër, Blerrian Brace, siguruan kualifikimin për në çerekfinale.

Islami ka shkëlqyer edhe në këtë fazë, ku bëri një ulje spektakolare 000 cm. Brace në çerekfinale shkëlqeu gjithashtu me 008cm.

Rezultat i shkëlqyer nga ekipi shqiptar, ku pritet sukses edhe në gjysmëfinale apo edhe finale.

Sa i përket nivelit ekipor, Shqipëria renditet e 13-ta nga 31 shtete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco