Kosova dhe Izraeli do të luajnë më 12 nëntor në Prishtinë

Kosova dhe Izraeli do të luajnë më 12 nëntor në Prishtinë

07:43, 24/10/2023

Prishtinë - Kosova dhe Izraeli pritet të ndeshen më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Njoftimi është bërë nga UEFA të hënën, e cila e kishte ndryshuar orarin e ndeshjes - takimi fillimisht ishte paraparë që të zhvillohej më 15 tetor - për shkak të rishpërthimit të luftës Hamas-Izrael. 

Ndeshja e parë në tokën izraelite ishte mbyllur me barazim 1-1. 

Gjithashtu pas tri ditëve Izraeli do të luajë me Zvicrën. 

Aktualisht Grupin e kryeson Rumania, e pasuar nga Zvicra, derisa Izraeli është i treti në renditje. Kosova gjendet në vendin e katërt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco