Gafa me Baren, merr karton të kuq në minutën e 999-të

Gafa me Baren, merr karton të kuq në minutën e 999-të

23:14, 23/10/2023

Fjalët ndaj gjyqtarëve mund të të kushtojnë shumë rëndë dhe Keidi Bare në këtë aspekt, duhet të ndryshojë sjellje.

Mesfushori i kombëtares, i cili në vitet e tij te Atletiko Madrid mori dënim disamujor për ofendime ndaj gjyqtarëve, këtë herë thjesht ka kritikuar xhaketat e zeza, por kjo nuk i ka shmangur një karton të kuq të çuditshëm në “minutën e 999”.

Espanjol u mund këtë fundjavë nga Leganes me shifrat 1-0, duke shënuar një ndalesë në rrugëtimin drejt kthimit në La Liga. Kjo ishte një ndeshje ku Bare ishte protagonist në fushën e lojës me një paraqitje të mirë. Por pas saj, për çudi, u mësua se ai kishte marrë karton të kuq.

Në protokollin e ndeshjes është shënuar se Bare u ndëshkua në dhomat e zhveshjeve, pasi duke dalë nga fusha, i tha gjyqtarit të katërt “jeni shumë të dobët”.

Sipas protokollit, ka qenë vetëm një frazë kalimthi, por ka mjaftuar për të ndëshkuar futbollistin e kombëtares shqiptare.

Ky protokoll raportohet nga mediat spanjolle se ka qenë me shumë gabime, duke filluar nga emri “Keinti Bare”, për të vazhduar më pas me sinjalizimin se kartoni i kuq iu dha në “minutën e 999”.

Me këtë sanksion, Bare do të jetë të paktën për një ndeshje pushim teksa pritet të mësohet se mos çështja e tij kalon nga komisionet disiplinore që mund të shtojnë numrin e javëve jashtë fushës së lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco