Fitore minimale e Kukësit për t’iu larguar fundit, Laçi humb shansin e kreut

Fitore minimale e Kukësit për t’iu larguar fundit, Laçi humb shansin e kreut

16:07, 22/10/2023

Kukësi rikthehet te fitorja në kampionat dhe atë e bën në sfidën ndaj Laçit, të cilën e fitoi me rezultatin 1-0 në javën e nëntë të Kategorisë Superiore.

Verilindorët rikthehen te fitorja, pasi një javë më parë u mundën nga Partizani, ndërsa “kurbinasit” nga ana tjetër pësojnë disfatë, pas dy fitoreve radhazi.

Kjo sfidë ishte shumë e luftuar, megjithatë pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në fraksionin e dytë si Kukësi ashtu edhe Laçi tentuan që të gjenin rrjetën, me takimin që vazhdoi me barazimin 0-0 deri në minutën e 64-t.

Pas një harkimi nga Salami, Abdou realizoi me kokë në minutën e 64-t dhe realizoi golin e vetëm të këtij takimi.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Kukësin që ngjitet në vend të tetë me dhjetë pikë, teksa Laçi renditet në vend të tretë me 13-të pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco