Erik ten Hag nuk e shpëtojnë dy fitoret radhazi, Manchester United projekton të marrë ish-trajnerin e Chelsea

Erik ten Hag nuk e shpëtojnë dy fitoret radhazi, Manchester United projekton të marrë ish-trajnerin e Chelsea

14:17, 22/10/2023

Dy fitoret radhazi, e fundit ndaj Sheffield United në transfertë, duket se nuk e shpëtojnë Erik Ten Hag, me trajnerin holandez që rrezikon shkarkimin.

Manchester United nuk është entuziast për fillimin e sezonit dhe mënyrën se si trajneri po e menaxhon skuadrën.

Rasti me Jadon Sancho mund të përfaqësojë një problem të madh për drejtuesit e Djajve të Kuq, të detyruar të shesin një nga talentet e tyre me çmim më të ulët për shkak të izolimit të vendosur ndaj ish-lojtarit të Borussia Dortmundit.

Ndërkohë, ka një emër të ri në rast ndryshimi në stol. Siç raportohet nga The Sun, e ardhmja e Erik Ten Hag varet nga rezultatet.

Fitoret kundër Brentford dhe Sheffield i kanë dhënë pak oksigjen, por më e keqja nuk ka kaluar ende.

Për këtë arsye, Manchester United po teston merkaton e trajnerëve. Emri i ri që do të zëvendësojë holandezin është ai i Graham Potter.

Ish-trajneri i Brighton dhe Chelsea mendohet të jetë ideal për të rikthyer entuziazmin në Old Trafford.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco