'Zbërthehet' Jasir Asani/ Gjithçka nuk dini rreth jetës së tij

'Zbërthehet' Jasir Asani/ Gjithçka nuk dini rreth jetës së tij

08:19, 22/10/2023

Njeriu i momentit, Jasir Asani është “zbërthyer” në një intervistë së fundmi për “Më Lër të Flas”. Në këtë dalje të tij ai ka folur për fillimet e tij në futboll dhe kontributin që ka në familjen e tij.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në një ekip profesionist. Dhe babai ka bërë gjithçka për këtë. Unë kam një motër dhe një vëlla, por jetojmë bashkë 17-18 veta. Babi më ka thënë mos u dorëzo kurrë. Çdo gjë e bëj për familjen. Edhe pagesën që marr ia nisi të gjitha babait se ai ka bërë çdo gjë.

Që në moshën 6-vjeçare kam nisur të luaj, sepse edhe babai im lunate me Maqedoninë. E ka pasur shumë qejf futbollin dhe ka qenë mbrojtës i djathtë. Pra nga babi e kam trashëguar pasionin për futbollin.

Ka qenë shumë e vështirë të ndiqja ëndrrën se vetëm babai punonte në familje dhe në Maqedoni rrogat nuk ishin të larta që të plotësonte dëshirat e të gjithëve.”

Për famën Asani tha: Është mirë të jesh i famshëm, por ndonjëherë është edhe më mirë të jesh privat. Privatësia më pëlqen më shumë.
Momentalisht Jasiri luan në Korenë e Jugut, por tregoi se ka marrë disa oferta shumë të mira: Ka 6-7 ekipe që më kërkojnë në Europë. Në Gjermani, Itali, Spanjë dhe Arabi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco