'Euro 2024'/ Anglia hakmerret ndaj Italisë, fitojnë Ukraina dhe Serbia

'Euro 2024'/ Anglia hakmerret ndaj Italisë, fitojnë Ukraina dhe Serbia

22:43, 17/10/2023

 

Anglia ka fituar ndaj Italisë me përmbysje, ku “Tre Luanët” kanë mposhtur të kaltërit me shifrat 3-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin italianët, por më pas Anglia ktheu gjithçka në shifrat 3-1. Me këtë fitore, Anglia renditet në vendin e parë në grup me 16 pikë, ndërsa Italia tashmë rrezikon kualifikimin, pasi ndodhen në vendin e tretë me 10 pikë.

Ukraina gjithashtu ka fituar me përmbysje, pasi mposhti Maltën me shifrat 1-3. Kjo fitore i çon ukrainasit në vendin e dytë në grup me 13 pikë, ku kanë lënë pas Italinë me një diferencë prej tre pikësh.

Serbia ka fituar ndaj Malit të Zi me rezultatin 3-1. Serbët ndodhen në vendin e dytë me 13 pikë, 1 më pak se Hungaria e vendit të parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco