Trajneri i Bullgarisë: Nxituam pa arsye, ndaj kuqezinjve pranuam gola të lehtë

Trajneri i Bullgarisë: Nxituam pa arsye, ndaj kuqezinjve pranuam gola të lehtë

22:39, 17/10/2023

 

Bullgaria nuk po kalon një periudhë të mirë. Pas zhgënjimit në kualifikueset e Euro 2024, kjo kombëtare u mund në miqësore nga Shqipëria me shifrat 2-0. Nuk mund të ishte i lumtur pas ndeshjes, trajneri serb i bullgarëve, Mladen Krstaic.

“Unë mendoj se ishte një ndeshje e mirë kontrolli dhe ne luajtëm mirë kundër një ekipi serioz që është i pari në grupin e tyre. Loja jonë në mbrojtje nuk i lejoi ata të krijonin shumë raste, por pranuam shumë gola të lehtë. Duhet të kishim treguar më shumë gjakftohtësi. Ne nxituam pa asnjë arsye, por ky është një proces që kërkon kohë dhe keni nevojë për lojtarë me përvojë që luajnë rregullisht për klubet e tyre.

“Në pjesën e dytë ne gjithashtu u përpoqëm të luanim futboll të mirë. Përsëri pësuam një gol të ngjashëm me atë të pjesës së parë, përsëri nga gabimi ynë. Na duhet kohë dhe durim për gjithçka që duam të ndodhë. Unë po bëj punën time dhe nuk dua të komentoj ndryshe”, – tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco