Asllani dhe Mitaj u bëjnë thirrje tifozëve: Ejani të mundim Bullgarinë, me juve jemi më të fortë!

Asllani dhe Mitaj u bëjnë thirrje tifozëve: Ejani të mundim Bullgarinë, me juve jemi më të fortë!

22:12, 15/10/2023

Serisë së videomesazhve kushtuar tifozëve kuqezi në prag të duelit miqësor Shqipëri-Bullgari u janë bashkuar edhe dy futbollistët e tjetër, Kristjan Asllani dhe Mario Mitaj, që u bëjnë thirrje tifozëve shqiptarë që të jenë sa më të shumtë në numër ditën e martë në orën 18:00 në “Air Albania” për të përkrahur djemtë e Silvinjos në testin miqësor ndaj Bullgarisë.

“Me juve jemi më të fortë, ju presin të gjithë të martën në stadium”, ishin fjalët e Kristjan Asllani. 

“Përshëndetje jam Mario Mitaj, për ju fitojmë çdo ndeshje, ejani të martën në “Air Albania” të mundim Bullgarinë të gjithë së bashku”, ishin fjalët e mbrojtësit në videon e publikuar nga FSHF.

https://www.facebook.com/reel/1056746222129990

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco