Rrëfimi dramatik i trajnerit: Zemra ime pushoi së rrahuri, isha teknikisht i vdekur për 7 minuta

Rrëfimi dramatik i trajnerit: Zemra ime pushoi së rrahuri, isha teknikisht i vdekur për 7 minuta

21:55, 15/10/2023

Emri i trajnerit të Norvegjisë, Solbakes është Stale, që në norvegjisht do të thotë çelik.

Ai mund të thotë se ka lindur dy herë. Njëherë më 27 shkurt 1968, në Kongsvinger, një qytet në Norvegjinë lindore pranë kufirit me Suedinë dhe herën e dytë, më 13 mars 2001, në Kopenhagë.

Ai ishte një lojtar i Kopenhagës, skuadër që stërvitej nga anglezi Roi Hodgson në qytetin e tij sportiv.  

Solbaken, një mesfushor i fuqishëm, 190 centimetra i gjatë dhe pa asnjë problem fizik, u rrëzua përtokë. Zemra e tij ndaloi!

Për fat të mirë trupi i tij rezistoi për të kapërcyer sulmin në zemër. Aq sa ai mori edhe një leje mjekësore për të luajtur sërish futboll, siç ndodhi me danezin Eriksen pas kolapsit që pësoi, por Solbaken vendosi të hiqte dorë nga futbolli i luajtur.

“Zemra ime pushoi së rrahuri. Isha teknikisht i vdekur për shtatë minuta. Ata po më merrnin në ambulancë, kur më në fund, zemra ime filloi të rrihte përsëri. Isha në koma për gati 30 orë dhe u shtrova në spital për 14 ditë. 

Pas shumë javësh pushim, u ktheva në formë, ia dola. Po bëja katër seanca të plota stërvitore në javë, si zakonisht. Kisha vendosur një stimulues kardiak dhe isha në gjendje të mirë fizike. Kisha analiza dhe zemra ime ishte kthehem në normalitet.

Mund të kisha luajtur, por ekzistonte një rrezik teorik, jo i kuq, por ndoshta qelibar. Dhe me fëmijët, familjen vendosa të mos vazhdoj të luaja”, deklaroi trajneri aktual i Norvegjisë.

Stale Solbaken, si lojtar luajti 58 ndeshje për ekipin kombëtar të Norvegjisë, duke shënuar nëntë gola dhe duke marrë pjesë në Kupën e Botës 1998 në Francë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco