Postimi emocionues i Seferit: Ne po japin zemrën në fushë, por Adem Jashari dha gjithçka në fushë betejë

Postimi emocionues i Seferit: Ne po japin zemrën në fushë, por Adem Jashari dha gjithçka në fushë betejë

18:16, 15/10/2023

Lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi, ka postuar një shkrim emocionues për heroin e Kosovës, Adem Jasharin.

Seferi shënoi dy gola në ndeshjen me Çekinë, ndërsa sot ai ka vendosur t’i kushtojë një postim heroit, Adem Jashari.

Ai tha se është kënaqësi kur dëgjon emrin e tij që thirret pandërprerë në stadium.

“Ne që po japim zemrën në fushë duke i bërë krenar gjithandej shqiptarët, por HEROI I LIRISË që dha gjithçka që kishte duke sakrifikuar edhe familjen e tij është kënaqësi kur dëgjon emrin e tij që thirret pa ndërprerë në Stadium të jep shpirt, motiv që të japim maksimumin aty dhe me fitore ta ndrisim emrin e tij lart duke bërë krenar pasardhësit e tij. Respekt për Familjen JASHARI”, shkroi Seferi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco