Qazim Laçi: Të mbajmë vendin e parë në grup

Qazim Laçi: Të mbajmë vendin e parë në grup

16:34, 15/10/2023

Sulmuesi i Kombëtares, Qazim Laçi, tha në konferencën në prag të sfidës miqësore ndaj Bullgarisë se qëllimi i tyre pas sigurimit të kualifikimit në EURO 2024, është vendi i parë në grup.

Më tej, duke folur për harmoninë që ekziston në grup, Laçi theksoi se e gjitha është falë trajnerit Sylvinho.

Situata në Kombëtare, si ndjeheni që jeni skuadra më e fortë e grupit? “Jemi pak të çliruar, patëm një ndeshje shumë të rëndësishme, ku morën tre pikë. Kemi diferencë nga Polonia dhe Çekia me pikë, por jemi me këmbë në tokë dhe duam kualifikimin në Europian.”

Rekord pikësh në kualifikuese, a është ky qëllimi juaj? “Objektivi i parë ishte kualifikimi, ndërsa tani objektivi i dytë është vendi i parë në grup.”

E sheh miqësoren ndaj Bullgarisë si një mundësi që t’i tregosh Sylvinhos vlerat tua? “Trajneri i di vlerat e lojtarëve, ndaj jemi 25 lojtarë. Kjo është një ndeshje miqësore, do të luajnë dhe të tjerët. Po kjo ndeshje është e vlefshme për ne që kemi pak minuta në Kombëtare, ndaj duhet ta marrim seriozisht”.

A do të vinte keq nëse nuk kualifikohen shokët e skuadrës tënde që janë te Çekia? “Më vjen keq, po shpresoj që edhe ata të kualifikohen në fund.”

Ndryshimi që ka ardhur në grup nga Sylvinho: “Pozitivitet me njëri-tjetrin, e ndihmojmë njëri-tjetrin shumë dhe kjo ka rëndësi, ndaj sot rezultatet janë shumë pozitive. Ne japim maksimumin në çdo ndeshje edhe në miqësore”.

Harmonia në grup, shohim që lojtarët në stol gëzojnë më shumë se pjesa tjetër: “Niveli i lojtarëve është ngritur, të gjithë janë në kampionatet më të mira në Europë. Të gjithë japin maksimumin për ekipin kombëtar. Kur vijmë këtu jemi të motivuar dhe ndjehemi shumë krenarë dhe tani kemi një shans të madh për t’i bërë të gjithë shqiptarët krenarë”.

Tifozët: “Gjithmonë u bëjmë thirrje tifozëve të vijnë të na përkrahin, pasi e ndjenim që do ishte radha jonë që do kualifikohemi. Ndjehemi mirë kur e shohim stadiumin plot. I falenderoj shumë tifozët dhe shpresoj që t’i kemi në çdo ndeshje”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco