Miqësoret ndaj Turqisë/ Shqipëria U-19 barazon ndeshjen e parë

Miqësoret ndaj Turqisë/ Shqipëria U-19 barazon ndeshjen e parë

16:06, 14/10/2023

Shqipëria U-19 barazoi ndeshjen e parë miqësore ndaj moshatarëve të saj nga Turqia me shifrat 1-1.

Ndeshja u zhvillua në Turqi në stadiumin “Golcuk Şehir Stadyumu” teksa skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë.

Golin e vetëm për kuqezinjtë e realizoi Flavio Sulejmani.

Trajneri Bulku hodhi në fushë këtë formacion: Tomas Kiri, Klevis Haxhari, Ardit Nuredini, Ermal Meta, Arlind Kurti, Jordi Jaku, Elton Fikaj, Dean Vranici, Flavio Sulejmani, Ledjo Tresa, Rron Breca Hasani.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga kuqezinjtë, ku realizuan por edhe shpërdoruan disa raste të mira shënimi me Sulejmanin, Hasanin dhe Fikaj.

Megjithatë Shqipëria U-19 ia doli mbanë të zhbllokonte takimin në minutën e 34-ët me Flavio Sulejmanin.

Fraksioni i parë u mbyll në avantazh 0-1 për kuqezinjtë, ndërsa në pjesën e dytë trajneri Bulku kreu gjashtë zëvendësime.

Në fushën e lojës hynë Kacurri, Muhadin Sulejmani, Duro, Bode, Arifi dhe Belloj.

Skuadra u mundua të administronte rezultatin, por edhe të realizonte golin e dytë, por Turqia U-19 barazoi takimin dhe në fund gjithçka përfundoi 1-1.

Të martën më 17 tetor do të luhet dhe sfida e dytë miqësore mes këtyre dy ekipeve, po në Turqi.

Këto miqësore janë tepër të rëndësishme për trajneri Bulku, pasi do të shohë nga afër gjendjen e ekipit pasi këto sfida luhen në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe që zhvillohen në muajin nëntor.

Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco