Federata shpërblen Kombëtaren me 4.5 milionë euro

Federata shpërblen Kombëtaren me 4.5 milionë euro

15:47, 14/10/2023

Fitorja kundër Republikës Çeke e ka bërë thuajse të sigurt kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian.

Përpos kënaqësisë së pamasë për një sukses që tifozët dhe lojtarët ndoshta as nuk e kishin ëndërruar, kuqezinjtë do të përfitojnë edhe nga ana financiare.

FSHF-ja ka vendosur të shkundë “xhepat” pas këtij trepikëshi që i dërgon me 99% në Europianin e dytë në historinë e ekipit tonë kombëtar.

Federata Shqiptare e futbollit do të shpërndajë plot 4.5 milionë euro shpërblim për Kombëtaren.

1 milionë prej tyre do të shkojnë në llogarinë bankare të Silvinjos, ndërsa pjesa e mbetur prej 3.5 milionë eurosh do të shpërndahet për lojtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco