‘AUTOCHTHONOUS’/ 9 vite nga droni që tërboi Serbinë, Shqipëria sërish drejt kualifikimit në Europian

‘AUTOCHTHONOUS’/ 9 vite nga droni që tërboi Serbinë, Shqipëria sërish drejt kualifikimit në Europian

15:38, 14/10/2023

14 Tetor 2014, një datë që do të kujtohet nga të gjithë shqiptarët anembanë botës.

Pikërisht në atë datë Shqipëria zbriti në Beograd për të luajtur ndeshjen eliminatore të EURO 2016 me Serbinë.

Në atë ndeshje, në “zemër” të Beogradit Ismail (Ballist) Morina, ngriti me dron dhe valvit flamurin që mbante mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS” dhe imazhet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.

Me Shqipërinë që në këtë edicion siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në një Europian, duke i bërë edhe më historike ato episode.

Sot, nëntë vite pas këtij episodi “Shqiponjat” janë sërish në prag të kualifikimit në Europian, si për të nderuar atë moment historikë, me një Shqipëri që sot duket ndoshta me fortë se kurrë më parë dhe e palëkundur drejt objektivit “Gjermani 2024”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco