Zaniolo e Tonali në lot: Luajtëm vetëm poker dhe ‘blackjack’

Zaniolo e Tonali në lot: Luajtëm vetëm poker dhe ‘blackjack’

15:03, 14/10/2023

Ushtrim i paligjshëm i aktiviteteve të lojërave të fatit apo basteve.

Është ky krimi për të cilin Prokuroria e Torinos akuzon Nikolo Zaniolon, Nikolo Faxholin dhe Sandro Tonali në hetimin për bastet në futboll.

Rasti kontestues është ai i parashikuar në nenin 4 të ligjit 401 të vitit 1989.

Më 12 tetor hetuesit vazhduan me sekuestrimin e telefonave celularë të cilët tani do të analizohen dhe në veçanti nga ku do të analizohen bisedat, mes të cilave shpresohet që të gjendet diçka më shumë.

Prokuroria dyshon se prapa faqeve të paligjshme të përmendura vepron krimi i organizuar dhe nuk e ka përjashtuar asnjëherë mundësinë që nga hetimet të dalin emra të tjerë futbollistësh të përfshirë, të paktën një duzinë sipas zërave fillestarë.

Në kërkim të gjurmëve dhe provave, bisedat në telefona do të jenë thelbësore dhe do të ekzaminohen gjithashtu edhe tabletët dhe celularët e sekuestruar si në rastin e Tonalit e Zaniolos. Madje, sipas raportimeve të djeshme të medias, pasi policia ka mësyrë në qendrën stërvitore të Kombëtares së Italisë, Koverçano, dhe ka shoqëruar në një dhomë të veçantë dy mesfushorët “axurrë”, të dy ata kanë shpërthyer në lot, teksa merreshin në pyetje.

Dhe asnjëri nuk është se e ka mohuar faktin se janë të regjistruar në platforma: “Po, kam luajtur, por asnjëherë në futboll”, është shprehur Tonali, për të cilin prej kohësh qarkullojnë foto të tij në kazino të ndryshe.

Dhe të njëjtin ves duket se e ka edhe Zaniolo, i cili sipas “Repubblica”-s duhet të ketë thënë: “Po, kam vënë baste, por asnjëherë për futbollin dhe aq më pak për Romën. Unë kam vënë baste në poker apo “blackjack”, por kurrë në futboll dhe mbi të gjitha nuk e dija se platforma ku unë kam qenë i regjistruar ka qenë e paligjshme. Nuk kisha se si ta dija këtë”, është mbrojtur ish-futbollisti i Romës, që aktualisht luan për anglezët e Aston Vilës.

Ndërkohë, si Tonali ashtu sikurse Zaniolo e lanë grumbullimin menjëherë pas marrjes në pyetje nga policia, por nuk dihet nëse të dy lojtarët do të mund të rikthehen në grup, për sfidën me Anglinë, pasi për duelin e sotëm ndaj Maltës, është e sigurt që janë jashtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco