Skandal te Brazili/ Neymar, Vinicius dhe Richarlison festuan me femra në hotelin e kombëtares

Skandal te Brazili/ Neymar, Vinicius dhe Richarlison festuan me femra në hotelin e kombëtares

11:33, 14/10/2023

Nga Brazili flasin për një festë të supozuar të disa lojtarëve të “Seleçaos” para ndeshjes kundër Venezuelës (1-1).

Gazetari dhe prezantuesi Matheus Baldi i bën jehonë një feste me femra, të organizuar posaçërisht nga tre ndërkombëtarët brazilianë: Neymar, Vinicius dhe Richarlison.

Baldi shkruan në rrjetet e tij sociale: “Nuk ishte aq shumë barazimi i kombëtares braziliane me Venezuelën që u bë temë në Cuiabá, por më tepër një ‘party’ e mundshme e disa lojtarëve, e organizuar të enjten, më 12 tetor.

Në një audio që qarkullon nëpër qytet, një grua tregon se Neymar kishte qëndruar me Rebeca Ribeiro, Vinicius Jr kishte qëndruar me Leticia Sogiro dhe Richarlison me Rita Lopes.

Në një video që po bëhet “virale”, disa persona identifikohen lehtësisht në atë festë të harbuar.

Biondja që shfaqet është influencuesja Leticia Sogiro, duke u larguar në mëngjes nga hoteli ku qëndronte skuadra braziliane.

Dje, Rebeca, e akuzuar për takimin e dyshuar me Neymar, madje ka ngarkuar një foto në internet me lojtarin që e quan “vëlla” dhe sot, pas gjithë polemikave në qytet, postoi një video duke folur për thashethemet.

Madje, Rebeca kërcënon se do t’i padisë disa njerëz. Leticia dhe Rita ende nuk kanë komentuar në rrjetet e tyre sociale se çfarë mendojnë për këtë video kompromentuese për yjet e kombëtares së Brazilit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco