FOTO/ Shënoi dy gola ndaj Çekisë, Taulant Seferi pritet si hero në Kumanovë

FOTO/ Shënoi dy gola ndaj Çekisë, Taulant Seferi pritet si hero në Kumanovë

11:24, 14/10/2023

Taulant Seferi ishte një ndër protagonistët në ndeshjen ndaj Çekisë ku arriti të realizonte dy gola.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi është pritur mbrëmë në sheshin e Kumanovës, nga familjarë, miq, shokë, fëmijë dhe tifozë.

Sapo ai ka zbritur nga makina, tifozët kanë nisur ta përqafojnë dhe të bëjnë fotografi të shumta me të në shenjë kujtimi.

Seferi i falënderoi të gjithë që kanë dalë për ta pritur në shesh, duke iu kërkuar falje për vonesën.

“Jam shumë i lumtur, iu kërkoj ndjesë për vonesën gjatë rrugës nga Tirana për në Kumanovë. Jam lumtur që e bëra Kumanovën krenare. Shumicën që kanë dalë sonte po i njoh, janë si familja ime.

I falënderoj që kanë ardhur dhe jam i lumtur. Ishte ndjesi fantastike të shënoja, fitore e rëndësishme për Kombëtaren dhe hapi më i madh në këto kualifikuese. Në dy ndeshjet e radhës shpresoj ta vulosim kualifikimin.

Golat ia dedikoj familjes sime, kumanovarëve, tifozëve në stadium dhe të gjithë atyre që e kanë ndjek lojën përmes televizonit nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Diaspora”, tha Taulant Seferi, i cili ka marrë një ditë pushimi nga trajneri Silvinjo për tu kthyer sërish në Tiranë për miqësoren kundër Bullgarisë më datë 17 tetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco