Conte: Të gjithë do tremben kur të kthehem

Conte: Të gjithë do tremben kur të kthehem

11:08, 14/10/2023

Antonio Conte është duke shijuar periudhën e lirë pas eksperiencës me Tottenham në Angli.

Tekniku italian është duke pritur ofertën e duhur ndërsa e ka të qartë se çfarë kërkon.

I ftuar në Festivalin e Sportit në Trento, tekniku puljez u shpreh se kërkon që në detyrën e radhës të marrë një skuadër që di si të fitojë dhe që ka fituar në vitet e fundit.

“Do të më pëlqente të trajnoja një skuadër që vjen nga fitoret. Kam marrë Chelsean dhe Juventus që vinin të dyja nga vendi i shtatë. Pas Tottenham iu dedikova familjes, por kur të kthehem do të bëj gjithçka që t’ua vështirësoj jetën të gjithëve.

Trajneri i mirë është si një rrobaqepës, duhet të bëj veshjen më të mirë me copën që ka në dispozicion. Skemat janë të gjitha shumë të bukura, kam luajtur me 4-2-4, 4-3-3 dhe më pas 3-5-2. Por, përtej skemave, një mësues duhet të njohë në perfeksion nxënësit e tij dhe të arrijë në mendjen dhe zemrën e atyre.

Lojtarëve iu them shpesh se dora e trajnerit duket pas minutës së 70. Më acarojnë njerëzit që thonë se historia nuk ka rëndësi, ajo ka një rëndësi të madhe sepse atmosfera ndjehet sapo futesh në stadium, ndodh të jesh i rrethuar nga trofetë dhe kjo sigurisht ndikon. Si krijohet mentaliteti fitues? Vetëm duke fituar”, u shpreh Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco