Xavi do të ftojë sulmuesin nga ekipi i të rinjve për të zëvendësuar Lewandowskin

Xavi do të ftojë sulmuesin nga ekipi i të rinjve për të zëvendësuar Lewandowskin

12:16, 07/10/2023

Xavi Hernandez do të kthehet sërish në radhët e të rinjve të Barcelonës për të plotësuar skuadrën e tij, për ndeshjen kundër Granadas këtë fundjavë.

Blaugranët kanë në dispozicion vetëm tre sulmues pas lëndimeve të Raphinhas dhe Robert Lewandowskit.

Kësisoj, Xavi do të duhet të kërkojë alternativa pasi sulmuesit që ka në dispozicion; Lamine Yamal, Ferran Torres dhe Joao Felix, nuk vlerësohen që mund të luajnë në qendër.

Sipas “Jijantes”, i riu Pau Victor ka shumë gjasa që t’i bashkohet “Blaugranëve”.

21-vjeçari është i huazuar nga Girona te Barça Atletic. Ai ka shfaqur formë të lartë në gjashtë ndeshje, duke shënuar katër gola dhe regjistruar një asistim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco