Granit Xhaka ‘thyen’ heshtjen, tregon se pse u largua nga Arsenali

Granit Xhaka ‘thyen’ heshtjen, tregon se pse u largua nga Arsenali

14:04, 02/10/2023

Mesfushori i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, ka folur edhe njëherë për ish-skuadrën e tij, Arsenalin.

Xhaka u largua nga Arsenali verën e kaluar për të kaluar te Bayer Leverkusen në Gjermani.

Ai ka thënë se koha e tij tek Arsenali kishte prekur fundin dhe nuk mund të vazhdonte më tej, duke shtuar se në “Emirates” ishte një kaos i vërtetë.

“Koha ime tek Arsenali kishte mbaruar, kjo ishte e qartë kështu që vendosa të largohem, pasi mund të punosh në paqe këtu në Leverkusen. Këtu nuk ka kaos, klubet e tjera janë më shumë në fokus. Tek Arsenali presioni është i ndryshëm. Por ne kemi ambicie të larta, pasi kemi potencial të madh në skuadër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco