Legjenda e Chelseat beson te sulmuesi shqiptar: Broja do t’i shokojë të gjithë!

Legjenda e Chelseat beson te sulmuesi shqiptar: Broja do t’i shokojë të gjithë!

13:33, 02/10/2023

Armando Broja po rigjen formën e tij te Chelsea, me sulmuesin kuqezi që është gati për sfidën e radhës ndaj Fulhamit, që pritet ta nisë sërish nga stoli.

Për të ka folur dhe legjenda e Chelseat, Pat Nevin, i cili duket se ka besim të plotë te sulmuesi shqiptar.

Sipas tij Broja do të jetë një element kyç për “Blutë” në të ardhmen dhe se gjithashtu do t’i shokojë të gjithë, por duhet t’i jepet kohë.

“Chelsea do të ketë shumë opsione, por deri tani kanë transferuar shumë lojtarë. Ata kanë Nkunkunë që pritet të rikthehet dhe mendoj se Armando Broja do t’i shokojë të gjithë.

Përpara dëmtimit të tij, shumë njerëz mendonin se ai ishte zgjidhja. Ai është akoma i ri, ka një ndërtim të mirë dhe gjithashtu shumë potencial”, u shpreh Nevin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco