Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Talenti 18-vjeçar brazilian refuzoi 25 milionë euro nga Chelsea

Talenti 18-vjeçar brazilian refuzoi 25 milionë euro nga Chelsea

12:01, 02/10/2023

Një talent i ri nga Brazili pritet të zbarkojë së shpejti në Europë. Dhe më shumë gjasa do ta bëjë duke hyrë nga “dera kryesore”, duke luajtur në një ekip të madh, në një nga 5 kampionatet më të mëdha në Europë.

Bëhet fjalë për një nga mesfushorët më premtues në botë, Gabriel Moscardo, 18 vjeç, që luan në Brazil me skuadrën e Corinthias.

Këtë sezon ai ka debutuar me ekipin e të rriturve, por prej kohësh ka tërhequr vëmendjen falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera me ekipin e të rinjve të këtij klubi.

Skuadra e Chelseat ka kohë që monitoron lojtarin dhe këtë verë arriti të bëjë edhe një ofertë të rëndësishme për të: 25 milionë euro, plus bonuse. Por si lojtari ashtu dhe klubi brazilian refuzuan ofertën vërtet të majme për një 18-vjeçar.

Tashmë për mesfushorin po interesohet edhe skuadra e Barcelonës, duke përshpejtuar hapat, me shpresën që të fitojë konkurrencën.

Madje optimizmi te klubi katalanas është i madh, që synon ta sjellë lojtarin në Barcelonë që verën e ardhshme.

Moscardo është 1.85 metra i gjatë dhe ka një kontratë deri në vitin 2026 me Corinthias.

Klubi brazilian kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë, ndaj dhe pritet që në janar të nisë një ankand i fortë për të marrë talentin amerikano-latin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco