Një polic do të gjykojë Benfika-Inter në Champions

Një polic do të gjykojë Benfika-Inter në Champions

13:04, 02/10/2023

Polici nga Dordrehti, Dani Makelie, do të jetë arbitri i ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Interit dhe Benfikës që do të luhet nesër në “San Siro” në orën 21:00.

Sfida e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve do të përballë dy rivalë aspak të panjohur, që një vit më parë vendosën mes tyre biletën e gjysmëfinales, që u shkoi zikaltërve.

Për t’iu kthyer arbitrit, kjo do të jetë ndeshja e pestë e Interit me holandezin, me të cilin numëron 2 fitore (atë me Borusia Mynshengladbahun 3-2 dhe atë me Sherif Tiraspolin 3-1, gjithmonë në fazën e grupeve) dhe 2 humbje (3-2 ndaj Borusia Dortmundit në 2019-2020 në grupe dhe 3-2 ndaj Seviljas në finalen e Ligës së Europës 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco