Agim Ademi uron Armand Dukën për postin e zëvendëspresidentit të UEFA-s

Agim Ademi uron Armand Dukën për postin e zëvendëspresidentit të UEFA-s

18:17, 26/09/2023

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, mori sot pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s.

Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s mbajti mbledhje në Limasol të Qipros, aty ku me vota unanime Duka u zgjodh zëvendës-president.

Duka u bë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit evropian.

I pari i FSHF-së është uruar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, i cili vlerëson se kjo është një arritje e madhe për futbollin mbarëkombëtar.

Ademi u shpreh i sigurt se Duka, bashkë me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, do të drejtojnë procese të mëdha për evoluimin e mëtutjeshëm të futbollit evropian.

Postimi i plotë nga Agim Ademi:

“Miku im, presidenti i FSHF-së, Armand Duka u zgjodh sot zëvendëspresident i UEFA-s me votë unanime në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv.

Ky është një moment historik për futbollin shqiptar, duke bërë atë shqiptarin e parë në një pozitë të tillë të lartë në futbollin evropian.

Zgjedhja e Dukës si zv/President i UEFA-s është një arritje e madhe për futbollin mbarëkombëtar dhe e hap një dritë të re për progresin e futbollit në rajonin tonë.

Në emër të komunitetit të futbollit në Kosovë, dua të përgëzoj presidentin Duka për këtë sukses, duke i dëshiruar shumë suksese në këtë detyrë të re e tejet të rëndësishme.

Jam i sigurt se bashkë me presidentin Aleksandër Ceferin, ata do të drejtojnë procese të mëdha për evoluimin e mëtutjeshëm të futbollit evropian”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco