Derbi me Totenhemin, Arteta: Nuk e kam vendosur ende portierin titullar

Derbi me Totenhemin, Arteta: Nuk e kam vendosur ende portierin titullar

10:42, 24/09/2023

Mikel Arteta pranoi se ulja e Aron Ramsdejlit në stol, ndërsa në portë ka preferuar David Rajan në dy ndeshjet e fundit, i ka lënë një shije të hidhur portierit anglez, i cili ka qenë titullar në çdo ndeshje të Premier Ligës që prej marsit 2022.

Trajneri spanjoll tha në prag të derbit me Totenhemin se ai nuk e ka vendosur ende se cili do të jetë mes shtyllave të dielën:

“Është shumë e vështirë t’ia thuash këtë vendim çdo lojtari. Dhe unë vuaj bashkë me ta. Por kjo është detyra ime të marr vendimet më të mira për interesin e skuadrës. Nuk e kam vendosur ende se cili do të jetë titullar ndaj Totenhemit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco