Disa skuadra të mëdha zbresin në fushë, ndeshjet e sotme në Europa League

Disa skuadra të mëdha zbresin në fushë, ndeshjet e sotme në Europa League

09:15, 21/09/2023

Liga e Europës starton sot me 16 sfida tepër interesante, të cilat luhen në orën 18:45 dhe 21:00.

Në fushë zbret Liverpuli, i cili është pretendenti kryesor për ta fituar këtë sezon, teksa mbrëmjen e sotme do të luajë kundër LASK në transfertë.

Roma e Jose Mourinhos do të përballet në Moldavi kundër Sherif Tiraspol, ndërsa Bayer Leverkusen pret skuadrën e Haken.

Spikat dhe sfida Qarabag-Molde, ku Redon Xhixha bën debutimin e tij në grupet e një kompeticioni europian.

Një duel që pritet të marrë vëmendje të madhe është ajo mes Ajaksit dhe Olimpik Marsejës, teksa Atalanta do të presë në Bergamo skuadrën e Rakov.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco