Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Inter shpëton falë Lautaros, Arsenal triumfon me 'poker'

Inter shpëton falë Lautaros, Arsenal triumfon me 'poker'

23:04, 20/09/2023

Interi i Inzagit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Real Sociedad.

Spanjollët kaluan në pjesën e parë në avantazh dhe kanë luajtur më mirë se zikaltërit pothuajse gjithë lojës. Por në fund të sfidës, Lautaro Martinez ka barazuar rezultatin.

Napoli ka qenë duke fituar me shifrat 0-1 ndaj Bragës, por portugezët barazuan në 1-1 në përfundim të sfidës. Dukej sikur do të përfundonte kështu, por italianët shënojnë golin e fitores në fundin e ndeshjes falë një autogoli.

Arsenal nga ana tjetër ka fituar pastër me rezultatin 4-0. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 3-0, ku Saka, Trossard dhe Gabriel Jesus ishin autorët e golave. Në pjesën e dytë, Odegaard shënoi të katërtin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco