Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Nga beteja stërmunduese me kancerin deri te finalja e Stambollit, Acerbi rrëfen peripecitë e karrierës

Nga beteja stërmunduese me kancerin deri te finalja e Stambollit, Acerbi rrëfen peripecitë e karrierës

17:04, 19/09/2023

 

Në prag të ndeshjes kundër Real Sociedad, Francesco Acerbi ishte protagonist i një interviste të realizuar nga “UEFA Magazine”. Mbrojtësi i Interit, mes ecurisë së sezonit të kaluar në Champions League dhe objektivave për atë aktual, foli edhe rreth pjesës më delikate të jetës së tij, kur iu desh të luftonte kundër kancerit:

“Isha duke bërë cikle kimioterapie, nga e hëna në të premte, katër herë në çdo tri javë. Isha në spital pothuajse gjithë ditën, për 6-7 orë. Sëmundja më shndërroi në një njeri më të mirë, më serioz. Jam i kënaqur me këtë, sepse më lejoi të arrija shumë rezultate si futbollist. Madje mund të ndaloja së luajturi”.

Ecuria europiane dhe finalja në Stamboll: “Ishte një sezon i shkëlqyer, e meta është finalja e humbur. Bëmë mirë, por mund ta kishim sjellë trofeun në shtëpi. Nuk lexoj shumë gazeta, pashë tifozët e pakënaqur dhe mendova se mund t’iu kishim dhënë gëzim shumë njerëzve”.

Idhujt e fëmijërisë: “I vogël më pëlqente të rrija me njerëz më të fortë për të provuar gjithmonë veten. Si futbollistë kanë adhuruar fillimisht Nesta, Cannavaro, mbrojtësit e mëdhenj. Tani nuk marr frymëzim nga asgjë, vetëm nga vetja”.

Objektivat në Ligën e Kampionëve: “Të arrish fundin është gjithmonë emocionuese, të luash dhe fitosh të jep krenari të madhe, sepse është kompeticioni më i rëndësishëm në botë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco