FOTO/ Tirana ‘zhyt’ Kukësin dhe ruan kreun e renditjes

FOTO/ Tirana ‘zhyt’ Kukësin dhe ruan kreun e renditjes

18:08, 18/09/2023

Tirana ka fituar përballë Kukësit në transfertë me rezultatin 1-2, sfidë e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”.

Pjesa e parë ishte e përgjumur, me asnjë rast të rrezikshëm që nuk u regjistrua nga të dyja skuadrat.

Në të dytën mendoi Hila, i cili ndëshkoi portierin Tafas duke kaluar në avantazh bardheblutë.

Verilindorët kërkuan të barazonin sfidën, por në momentin më të mirë të tyre, ishte Doka ai i cili shënoi dhe të dytin e hodhi “KO” vendasit.

Në minutën e fundit të takimit ishte Mario Beshiraj i cili realizoi një supergol, por që vlejti vetëm për statistikë.

Kështu Tirana vazhdon të jetë në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e fundit pa asnjë pikë të grumbulluar në katër javë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco