Ish-kampioni i botës prezantohet te Lyoni: Le ta çojmë klubin aty ku e meriton

Ish-kampioni i botës prezantohet te Lyoni: Le ta çojmë klubin aty ku e meriton

20:45, 18/09/2023

Fabio Grosso, ish-lojtari i kombëtares italiane i cili fitoi Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006, goditësi i fundit i asaj penalltie, ka folur në prezantimin e tij si trajneri zyrtar i Lyonit.

“Nuk më intereson fare nëse isha zgjedhja e parë, e dytë apo e tretë. Më e rëndësishmja ishte se Lyon ishte zgjedhja ime e parë. Në Marseille diskutuam dhe më pas drejtuesit bënë  zgjedhje të tjera. Unë u thashë “paçi fat”, por në fakt isha duke pritur, besoja se do më telefonin, më pëlqen të rrezikoj. Unë shoh një të ardhme të pabesueshme në këtë klub.

Kam gjetur një atmosferë të jashtëzakonshme këtu. Ky qytet më la me kujtime të pabesueshme gjatë qëndrimit tim. Kam pasur mundësinë të kthehem këtu dhe është me të vërtetë diçka e rëndësishme për mua të jem trajneri i këtij klubi.

Dje pata rastin të shoh shpirtin e madh që ekziston në këtë stadium dhe në këtë klub. Kompania po rritet, duhet të vendosim gjithçka në fushë, të japim gjithçka për këtë klub. Ne duhet ta rikthejmë klubin atje ku e meriton të jetë dhe jo në pozicionin aktual të tabelës”, është shprehur ish-kampioni i botës me Italinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco