Shkëlqyen në fitoren e Lokomotivës, dy shqiptarë mes më të mirëve në Kroaci

Shkëlqyen në fitoren e Lokomotivës, dy shqiptarë mes më të mirëve në Kroaci

17:21, 18/09/2023

Dy lojtarë shqiptarë në formacionin më të mirë të javës në HNL, kampionati kroat i futbollit.

Indrit Tuci dhe Jon Mersinaj janë përzgjedhur mes më të mirëve të javës së tetë.

Lokomotiva e Zagrebit fitoi 1-0 kundër Rudes, sfidë që u vendos nga eurogoli i Tucit.

Sulmuesi kurbinas ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke gjetur golin e parë sezonal në kampionat.

Performanca shumë të mirë në qendër të mbrojtjes zhvilloi edhe Mersinaj për skuadrën kryeqytetase.

Të dy lojtarët e Lokomotivës, që regjistroi triumfin e dytë radhazi, janë pjesë e 11 lojtarëve më të mirë të javës në HNL.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco