Fantazisti i PSG-së nënshkruan me Al-Ahli

Fantazisti i PSG-së nënshkruan me Al-Ahli

15:16, 18/09/2023

Tashmë gjithçka është zyrtare, Julian Draxler është lojtari më ri i skuadrës nga Katari, Al-Ahli, me 29-vjeçarin gjerman, i cili këtë të hënë është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit nga Lindja e Mesme.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, ish-lojtari i Schalke 04, Wolfsburg dhe i PSG-së, i ka kushtuar katariotëve plot 20 milionë euro, ofertë kjo goxha tunduese për bordin e “parisienëve”, të cilët nuk vendosën ta refuzonin.

Përsa i përket kontratës personale, Draxler ka nënshkruar me skuadrën e Al-Ahli, një kontratë 2-vjeçare, nga e cila ende nuk është bërë e ditur, sesa do të përfitojë “fantazisti” gjerman i sulmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco