VIDEO/ Milani kërkon ‘shpëtim’ tek Ibrahimovic për disfatën e rëndë në derbi

VIDEO/ Milani kërkon ‘shpëtim’ tek Ibrahimovic për disfatën e rëndë në derbi

14:56, 18/09/2023

Milani pësoi një disfatë të rëndë në derbi ndaj Interit teksa u mposht me shifrat 5-1.

Një rezultat që mund të ndikojë shumë në vazhdimësinë e kuqezinjve përgjatë këtij sezoni sidomos kur ndeshja e radhës vjen shpejt, madje bëhet fjalë për një përballje europiane si ajo ndaj Newcastle në Champions League.

Për të evituar të papritur dhe një “shok” të ekipit në fushë, në Milanello qendrën sportive të Milanit është rikthyer Zlatan Ibrahimovic.

Impakti i sulmuesit te kuqezinjtë vijon të mbetet shumë i fortë me suedezin që ka mbajtur edhe një fjalim para skuadrës në përpjekje për të rikthyer sërish frymën pozitive në grupin e trajnerit Stefano Pioli.

Ndërkohë, vizita e Ibrahimovic në Milanello është trajtuar me humor edhe nga faqja e njohur në Itali, “Gli Autogol”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco