Komisioni i Disiplinës fal mbrojtësin e Tiranës para sfidës me Kukësin

Komisioni i Disiplinës fal mbrojtësin e Tiranës para sfidës me Kukësin

14:33, 18/09/2023

Tirana luan sot ndeshjen e javës së katërt të Abissnet Superiore në transfertë ndaj Kukësit.

Pak orë para sfidës, për bardheblutë vjen një lajm shumë i mirë nga Komisioni i Disiplinës që ka vendosur të pranojë kërkesën e kryeqytetasve për konvertimin e dënimit me dy ndeshje pezullim të kapitenit Filip Najdovski.

Mbrojtësi ishte pezulluar me dy ndeshje pas sfidës me Teutën për shkak të sjelljes ofenduese ndaj kundërshtarëve.

Najdovski mungoi në sfidën ndaj Skënderbeut në “Selman Stërmasi”, mirëpo tashmë do të jetë i gatshëm për sfidën me Kukësin.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës:

Pranimin e kërkesës së KF Tirana për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Filip Najdovski në bazë të nenit 75 të KDS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco