Zbulohet skenari i Bayernit nëse dështon Tuchel, ‘prapa dere’ është Alonso

Zbulohet skenari i Bayernit nëse dështon Tuchel, ‘prapa dere’ është Alonso

22:14, 17/09/2023

Thomas Tuchel, edhe pse erdhi me pritshmëri të mëdha te Bayerni, fitimi i titullit pa lavdi në sezonin e shkuar, plus kritikat e ditëve të fundit rreth merkatos, kanë nxitur jo pak se dështimi nuk pranohet nga bordi i kampionëve.

Sigurimi i Harry Kane i ka rritur pritshmëritë në Mynih, çka do të thotë se nëse bavarezët nuk bindin në urdhrat e Tuchel, Ksabi Alonso do të jetë tekniku i ri.

“Bild” pohon me bindje se drejtuesit në “Allianz Arena” e kanë vendosur emrin e Ksabi Alonsos në krye të listës, gjithmonë nëse rezulton i saktë skenari “i vakët” në Champions dhe Kupat vendëse.

Spanjolli është në kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2026, por oferta e Bayernit vështirë se do të refuzohet nga ish-futbollisti bavarez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco