Humbja e Dinamos me Erzenin, trajneri Di Biagio: Të marrim gjërat pozitive nga pjesa e dytë

Humbja e Dinamos me Erzenin, trajneri Di Biagio: Të marrim gjërat pozitive nga pjesa e dytë

20:40, 17/09/2023

Trajneri i Dinamo City, Luigi Di Biagio, foli pas humbjes 2-1 me Erzenin, teksa deklaroi për “MCN” se skuadra e tij dominoi pjesën e dytë dhe duhen marrë vetëm gjërat pozitive nga kjo përballje.

“Erzeni ishte më agresiv në minutat e para, në fundin e pjesës së parë u shfaqëm dhe morëm kontrollin e lojës në pjesën e dytë. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer në pjesën e dytë dhe kundërshtari nuk mbërriti fare te fusha jonë. Ata thjesht po mbroheshin dhe ne goditëm traversën.

Nga kjo ndeshje, mund të marrim vetëm anët pozitive. Pikët janë të rëndësishme, por mënyra e lojës është më e rëndësishme. Nëse nuk luan mirë, është e vështirë për të marrë fitoren.

Erzeni në pjesën e dytë, vetëm largonte topin. Ishte një aksident ajo penallti e portierit, Rexhepi është një portier i madh sepse na shpëtoi në ndeshjen e parë.

Në pjesën e parë ishim një skuadër më e gjatë dhe ndryshova skemën. Duhet të nisemi nga këto gjëra pozitive që kishim në pjesën e dytë”, deklaroi tekniku italian i Dinamos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco